Selmanaj: Ambasadës së Kosovës në ShBA u janë shtuar vetëm dy-tre diplomatë, Serbia ka afër 50

Driton Selmanaj, deputet i LDK-së

Sipas deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, Kosova është në pozitën më të keq sa i përket negocimit me Sebinë në 30 vitet e fundit.

Ai në Debat Plus, ka thënë se edhe në kohën e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Kosova ka pasur pozicion më të mirë negociues.

“Ajo që ne kemi frikë, sipas vlerëismit tim Kosova është në pozicionin më të keq negociues në 30 vjet e fundit. Kam bindjen që në kohën e Rugovës, kur s’kemi pas shtet fare, kemi pas pozitë më të favorshme. Madje kemi injoru këtë si proces, në fazën kur erdh koha me u mbyllë ky proces ne e kemi injoru totalisht”, ka thënë ai.

Selmanaj, tha se Kosova nuk i ka punët mirë as në raport me ShBA-në, sipas tij Kosovës i janë shtuar së fundmi dy apo tre diplomatë në ambasadën e Kosovës, në ShBA, teksa tha se Serbia i rreth 50.

“Ambasadën e Kosovës, në Uashington, e kemi lanë para dy muajve vetëm me ambasadorin dhe shoferin e tij, para dy-tre muajsh iu kanë shtu dy-tre diplomatë. Ambasada e Serbisë, i ka diku 50 diplomatë aktualisht. Dy-tri kompanitë më të fuqishme lobuese, i ka kontraktu Serbia për Amerikë”, ka thënë ai.

Selmanaj përmendi edhe shoqatat shqiptare në ShBA, për të cilat tha se janë “në gjumë letargjik”, derisa shtoi se në të kaluarën ishin shumë të fuqishme.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika