Selmanaj: Nëse ikja e qytetarëve vazhdon me këtë trend, duhet të ngremë gjendjen e alarmit të një emergjence shtetërore

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka siguruar shifra të ikjes së qytetarëve nga Kosova, për të cilat është shprehur i shqetësuar. Ndërsa, ka theksuar se nëse vazhdon ky trend, vendi duhet të ngrejë alarmin e një emergjence shtetërore

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

Deputeti në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, në seancën e Kuvendit të enjten ka shprehur shqetësimet e tij për ikjen e qytetarëve nga vendi.

Ai ka thënë se trendi është në rritje masive dhe nëse vazhdon kështu, sipas Selmanajt, Kosova duhet të ngrejë alarmin e një emergjence shtetërore.

Sipas tij, në 10 vitet e ardhshme, nëse vazhdohet ikja e popullatës, Kosova do të ketë popullsi më të vogël se Mali i Zi.

“Të dhënat janë shqetësuese dhe trendi është në rritje masive. Nëse vazhdojmë kështu për 10 vite, në Kosovë do të mbesim me popullatë më pak se Mali i Zi. Nëse vazhdon kështu duhet të gjithë të ngremë gjendjen e alarmit të një emergjence shtetërore. Nëse mbesim ne me 500 mijë banorë, të pyesim veten për çfarë jemi ne në Kuvend, për veten apo për të realizuar ëndrrat dhe projektet e njerëzve për të jetuar në Kosovë”, ka thënë Selmanaj në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet të enjten e 16 shkurtit.

Ai para deputetëve ka prezantuar disa të dhëna, sipas të cilave në 10 vitet e fundit tregohet se rreth 30 % e popullsisë janë larguar nga Kosova.

Gjithashtu, ai ka sjellë shifra edhe të aplikantëve në Ambasadën gjermane e zvicerane, shifra të cilat tregojnë numra të lartë.

“Të dhënat që kam siguruar nga disa institucione dhe ambasada janë të tmerrshme. Fatkeqësisht kjo nxjerr konkluzionin që një numër i madh i njerëzve nuk po e projektojnë më jetën në Kosovë dhe nuk po i projektojnë idealet dhe ëndrrat e tyre në të ardhmen në Kosovë. Disa informata po ua jap që kam arrit t’i siguroj, vetëm në Ambasadën gjermane për një vit, gjatë vitit 2022, janë 105 mijë qytetarë që kanë aplikuar për vizë, në Ambasadën zvicerane janë 38 mijë e 341 aplikues për vizë, që nga këta 34 mijë prej tyre janë pajisur me vizë. Ndërsa, në vitin 2021 vetëm në Ambasadën zvicerane kanë aplikuar 19 mijë e 737, që më shumë se 17 mijë janë pajisur me vizë”, ka thënë Selmanaj.

Derisa ka ironizuar me Qeverinë Kurti, duke e quajtur “Qeveri të shpresës, që nxit kurajën për të jetuar në Kosovë”.

Ai është shprehur i shqetësuar për këtë, pasi qytetarët që po largohen janë edhe të kualifikuarit, me theks të veçantë mjekët, numri i të cilëve, siç tregon Selmanaj, është i lartë. Ai ka bërë të ditur se vetëm në vitin 2022 nga shifrat që ka siguruar tregohet se janë larguar rreth 200 mjekë.

“Kjo qenka Qeveri e shpresës, kjo qenka Qeveri e cila nxit kurajën e njerëzve për të jetuar në Kosovë. Nga MPB kam marrë informatë që vetëm brenda dy viteve, 10 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Nuk po ikin veç njerëzit që nuk kanë kualifikim apo që nuk gjejnë punë me atë kualifikim, po ikin mjekët, inxhinierët, arkitektët, juristët e kështu me radhë. Nga Oda e Mjekëve kam marrë informatë që vetëm në vitin 2022 kanë ikur 200 mjekë të Kosovës, nga 2018 deri 2022 pra për 4 vjet, 666 certifikata të etikës i ka lëshuar ky institucion, që ky dokument kërkohet me rastin e punësimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë Kosovës. Po flas me shifra zyrtare, rreth 800 mjekë dhe infermierë për 4 vjet e kanë lëshuar Kosovën. Kur unë po i flas këtu ministri i Financave thoshte që mjekët janë të lirë të lirojnë Kosovën”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika