Selmanaj: Produktet që Kurti po i nxjerr nga dialogu janë më të dëmshme se sa ato të qeverive paraprake

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se dyshon në epilogun e procesit të dialogut, me kryeministrin Kurti pas Marrëveshjes së Ohrit sepse sipas tij pika e 7 e kësaj marrëveshjeje “e fut Kosovën në labirinthe me më shumë të panjohura se sa 2013-ta dhe 2015-ta”

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se procesi i dialogut është transferuar si mundësi për të bërë politikë të brendshme.

I ftuar në emisionin ”Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për takimin në mes të kryenegociatorëve në Bruksel dhe mesazhet nga atje, Selmanaj ka thënë se dyshon në epilogun e procesit të dialogut, me kryeministrin Kurti pas marrëveshjes së Ohrit sepse sipas tij pika e 7 e kësaj marrëveshjeje “e fut Kosovën në labirinthe me më shumë të panjohura se sa 2013-ta dhe 2015-ta”.

“E keqja ka ndodhur sidomos rreth viteve 2014-2015 kur disa parti politike në Kosovë sidomos LVV, procesi i dialogut me Serbinë është transferuar si mundësi për të bërë politikë të brendshme me njëri-tjetrin. Nga viti 2014 e tutje u pa si temë goxha atraktive për ta mundur njëri-tjetrin, për ta shpallur dikë patriot e dikë tradhtar në fakt e përshtatshme dhe atraktive për garën e brendshme politike por e dëmshme për pozicionin e Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas Selmanajt, veprimet politike dhe produktet që po i nxjerr nga dialogu kryeministri i vendit, Albin Kurti, sipas deputetit janë më të dëmshme se sa qeveritë paraprake që kanë bërë.

“Veprimet e këqija të këtij kryeministri në veri të Kosovës kanë sjellë situatën ku ne tani jemi në situatën e menaxhimit të krizave që i ka shkaktuar në veri dhe jo si rezultat i një marrëveshje përfundimtare për të cilën ne së paku me Bashkësinë Ndërkombëtare kemi diskutuar në tavolinat tona”.

Ai thotë se ka dy elemente të këtij kryeministri dhe kësaj qasje të Qeverisë, “e para është padituria e skajshme dhe qëllimet e mbrapshta, dhe kur këto të dyja bëhen bashkë produkti është tragjik për vendin”.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika