Serbi: 9 persona të vdekur dhe 1 mijë e 949 raste të reja me COVID-19

COVID-Serbi

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Serbisë, kanë njoftuar se kanë kryer 11 mijë e 993 testime.

Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jeten 9 persona .

Aktualisht, në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 731 pacientë të infektuar, nga të cilët 39 po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse, Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të numrit të të infektuarëve, situata pandemike në vend mbetet ende e pafavorshme.

Ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 967 mijë e 771 raste të infektimit, ndërsa  betejen me Covid-19 e kanë humbur 15 mijë e 746 persona. Kurse shkalla e vdekshmërisë mbetet 0.80 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 26 mars 2022, në vend janë testuar, gjithsej, 9 milionë e 120 mijë e 134 persona.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika