Serbia u furnizua me mjete të fuqishme luftarake nga Hungaria

Serbia është furnizuar me një flotë prej 50 mjetesh luftarake të këmbësorisë BTR-80A nga Hungaria

Serbia ka blerë një flotë prej 50 mjetesh luftarake të këmbësorisë BTR-80A nga Hungaria.

Siç shkruan Politika.rs, sot pritet që rreth 20 vetura të barten në kazermën në Pançevë, ndërsa nesër priten edhe 30 të tjera.

Bëhet fjalë për automjete të blinduara të cilat janë të përbëra me topa automatikë sovjetikë/rus 2A72 të kalibrit 30 mm (KPB Tula).

Po ashtu, ky medium ka raportuar se parashikohet që deri në fund të këtij viti të riparohen 30 automjete, që më pas ato do t’i bashkohen batalionit të blinduar-zbulimit me seli në Nish.

Në muajin e ardhshëm pritet të dorëzohen edhe 16 automjete të tjera të këtij lloji, në mënyrë që numri total i tyre të rritet në 66 njësi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika