Seriali “Stranger Things” vjen me trailerin e pjesës së dytë të sezonit të 4

Derisa po i afrohemi dy episodeve të fundit të sezonit 4 të Stranger Things , Netflix ka publikuar një trailer paraprak për finalen. Ky sezon kishte një orar publikim të ndarë, me shtatë episodet e para të publikuara më 27 maj, dhe dy të fundit që do të publikohen më 1 korrik

Traileri i pjesës 2 të sezonit 4 të Stranger Things tregon një përballje mes Eleven dhe Vecna

Sezoni i 4-të i serialit “Stranger Things”, pjesa e parë, ishte publikuar në Netflix disa javë më parë. Por kanë mbetur vetëm edhe dy episode, të cilat do të publikohen e që kompania e transmetimit u ka dhënë fansave pamjet se çfarë do të vijë në pjesën e dytë.

Të martën Netflix publikoi një trailer të plotë, për episodet që do të publikohen më 1 korrik.

Në trailerin e publikuar, Max Mayfield në kapitullin ‘Upside Down’, dhe shokët e saj shihen duke udhëtuar, teksa Steve Harrington drejton një autobus. Më pas ata janë duke u bërë gati për të luftuar përbindshat, e që në fund të trailerit dëgjohet fjalia ‘shokët e tu kanë humbur’, por se çfarë do të ndodhë mbetet të shihet më 1 korrik.

Gjithashtu, përbindshi kryesor, Vecna ​​shihet se është lëshuar në botën reale, ndërsa në trailer dëgjohet edhe remixi i këngës ‘Running Up That Hill’, të Kate Bush-it.

Pas pjesës së parë, dihet për origjinën e Vecna-s, duke parë Eleven duke luftuar me fuqitë e saj. Janë përjetuar edhe disa momente mjaft të çuditshme, derisa Klubi i Ferrit balancon luftën mes shkollës dhe demonëve të mbinatyrshëm.

Ndërsa, pjesa 1 e sezonit të fundit të Stranger Things kishte shtatë episode, pjesa 2 do të përfshijë vetëm dy.

Episodi i parë i pjesës 2 do të zgjatë mbi 80 minuta, ndërsa i fundit do të zgjatë gati dy orë e gjysmë.

Sezoni i 4-të i Stranger Things , pjesa 2, do të mbyllë historinë e sezonit. Netflix ka thënë në të kaluarën se mendon se seriali mund të jetë pjesë e një universi më të madh të zgjeruar, por nuk janë shpallur plane konkrete deri më tani.

Sezoni 4 i Stranger Things, pjesa 2 do të jetë i disponueshëm nga 1 korriku në Netflix.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika