Sërish shpërthime në veri, tani në Kodrën e Minatorëve

Shpërthime të njëpasnjëshme kanë ndodhur në veri të vendit të martën e gjashtë dhjetorit, pikërisht në ditën kur në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, u bë thirrje për zbatim të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë

Pamje nga Mitrovica e Veriut pas sulmeve me bomba të njëpasnjëshme të martën e gjashtë dhjetorit. Mitrovicë 06/12/2022

Pas shpërthimeve të ndodhura më parë në veri, sërish rreth orës 18 e 20 minuta ka ndodhur edhe një shpërthim tek Kodra e Minatorëve, bëjnë të ditura burimet e RTV Dukagjinit.

Nga ana tjetër gazetar i RTV Dukagjinit i cili gjendet në pjesë veriore të Kosovës, Sylejman Sylejmani, ka raportuar se në pjesën veriore të Kosovës, ka shpërthime të vazhdueshme.

“Të tre rrokaqiejt në Mitrovicë të veriut ka shpërthime të vazhdueshme, e cila ndodhet afër urës se Ibërit për deri sa pas mej mund ta shihni objektin komunale për zgjedhje, aty brenda është ende një garantë e dorës e cila është e llojit M57”, ka deklaruar Sylejmani.

Më tej, Sylejmani ka rrëfyer se çfarë ka parë gjatë raportimit të tij, ku ka thënë se vendi ku ka pasur shpërthime nuk ka shirita të policisë dhe se deri më tani ai ka parë vetëm një veturë të Policës së Kosovës e cila ka qëndruar vetëm për një kohë të shkurtër afër vendit të ngjarjes, pra pran zyrave të KKZ-së të cilat janë sulmuar.

Sipas tij, Policia e Kosovës është lajmëruar por ende nuk janë ardhur.

“Deri me tani janë parë pak ekipe të Policisë së Kosovës që kanë lëvizur në këtë pjesë”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika