Serwer për situatën në veri: Qeveria shtyu arsyeshëm reciprocitetin, ka të drejtë të insistojë për të

Profesori amerikan në Universitetin “John Hopkins” të ShBA-së, Daniel Serwer, ka thënë për Portalin Dukagjini se Kosova ka plotësisht të drejtë për të insistuar në reciprocitet ndaj Serbisë

Daniel Serwer, profesor amerikan në Universitetin “John Hopkins” në ShBA. Foto: Tanjug

“Mendoj se Kosova është tërësisht brenda së drejtës së saj për të insistuar në reciprocitet”.

Ky është mendimi i profesorit të Universitetit “John Hopkins” në SHBA, Daniel Serwer i dhënë për Portalin Dukagjini, lidhur me tentimin e shtetit të Kosovës për ta shtrirë sovranitetin në veri të Mitrovicës.

I pyetur se a ishte kërkesë e duhur ajo e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, për shtyrjen e vendimit të reciprocitetit për 30 ditë, Serwer u përgjigj se “Ishte e arsyeshme, duke pasur parasysh rrethanat”.

Sipas profesorit amerikan, shtrirja e sovranitetit në veri të Mitrovicës, duhet të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi.

Daniel Serwer, Profesor i Universitetit “John Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Kjo çështje duhet të diskutohet në dialog, për të vendosur sovranitetin mbi veriun”, ka deklaruar Serwer në një përgjigje me shkrim.

Në pyetjen se a do të duhej që ShBA-ja dhe BE-ja t’i japin Kosovës edhe më shumë përkrahje, në tentimin e saj për vënien nën kontroll shtetëror të veriut, duke pasur parasysh edhe ndikimin e Rusisë në Serbi për një eskalim të mundshëm të situatës, Serwer u përgjigj duke thënë se:

“SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta mbështesin Kosovën, pavarësisht ndikimit rus në Serbi”.

Kryeministri Kurti e dëgjon kërkesën e ShBA-së

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë për një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje, kjo pas kërkesës së ambasadorit të ShBA-së në Kosovë Jeff Hovenier dhe krijimit të situatës së tensionuar.

Ambasadori amerikan në Kosovë, këtë kërkesë e bëri për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri të Mitrovicës, respektivisht në pikat kufitare në atë zonë.

Menjëherë pas marrjes së vendimit për reciprocitet, strukturat ilegale serbe atje vendosën barrikada në rrugë duke e bllokuar kështu lëvizjen e lirë.

Madje pati edhe disa të shtëna në drejtim të zyrtarëve policorë të Kosovës, ku për fat të mirë nuk kishte të vdekur e as të lënduar nga këto gjuajtje.

Por fatin e njëjtë nuk e pësuan disa qytetarë të Mitrovicës së Veriut, disa nga ta ishin ndalur nga persona të maskuar, që besohet se ishin të njëjtit që i kishin bllokuar rrugët, duke i rrahur e maltretuar në mënyra të ndryshme.

Bllokadat e fundit në pikën kufitare në Jarinjë

Pas këtyre ndodhive, kryeministri i Kosovës duke e dëgjuar kërkesën e ambasadorit të ShBA-së, vendosi ta shtyjë vendimin për 30 ditë (deri më një shtator), me kushtin që barrikadat të hiqeshin.

Në mëngjesin e së hënës më një gusht, të gjitha barrikadat ishin hequr nga serbët.

Dilemat e koordinimit të Qeverisë me partnerët ndërkombëtarë i shoi vetë ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili pohoi se vendimet dhe aksioni për reciprocitet i Qeverisë së Kosovës, ishte bërë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.

Po ashtu, ambasadori amerikan e ritheksoi mbështetjen për vendosjen e reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë për dokumentet për hyrje-dalje dhe për çështjen e targave të automjeteve.

Ndërkaq, pas shtyrjes së vendimit për reciprocitet, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përgjatë javës së tretë të gushtit.

As Bashkimi Evropian dhe as Qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë detaje për takimin e paralajmëruar ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq që pritet të mbahet në fund të muajit.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika