Shala: Nuk ishte shantazh, por presion i kohës – VV-së dhe PDK-së nuk u leverdiste të shkonin në zgjedhje

Analisti i çështjeve politike, Ibrahim Shala, ka thënë se zhvillimet që çuan në zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës nuk duhet të interpretohen si shantazh, por si rezultat i presionit të kohës dhe nevojës për një zgjidhje politike mes partive.

Në emisionin FIVE, Shala tha se VV-së dhe PDK-së nuk u leverdiste që vendi të shkonte sërish në zgjedhje, ndaj, sipas tij, palët u detyruan të gjenin një zgjidhje të përbashkët.

“Dëgjo, nuk është çështje shantazhi. Është çështje e presionit të kohës. Këto janë parti politike, është garë politike, kanë objektiva politikë dhe kuptohet që ka fërkime mes tyre”, tha Shala.

Ai tha se, me afrimin e afatit për zgjedhjen e presidentit, të dyja palët e kishin interesin që të shmangnin zgjedhjet e reja.

“VV-ja nuk kishte nevojë, PDK-ja nuk e kishte atë luks të përballej edhe njëherë me zgjedhje. Atëherë normalisht që do të kërkohet zgjidhje e përbashkët dhe në këtë rast të dyja palët kanë bërë konsensus”, deklaroi ai.

Sipas Shalës, marrëveshja u ka sjellë përfitim të dyja partive, ndërsa zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës, e cila ka qenë pjesë e PDK-së, i ka dhënë kësaj partie edhe një rol në procesin e zgjedhjes së saj.

“E ka një presidente që ka një origjinë prej Partisë Demokratike, një presidente që edhe ajo ka kontribuar që të zgjidhet dhe që është shumë kredibile, siç po i shohim edhe vlerësimet që po bëhen për të”, tha Shala.

Ai tha se, tani që presidentja është zgjedhur, nuk mund të kthehet procesi prapa, ndërsa theksoi se prioritet duhet të jetë stabilizimi i institucioneve.

Gjithashtu, Shala tha se, pavarësisht se procesi idealisht do të duhej të përfundonte më herët, zgjedhja e presidentes ka shmangur një situatë edhe më të vështirë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika