Ismajli kritikon liderët politikë: E kthyen zgjedhjen e presidentit në “hajgare” dhe lojëra të minutave të fundit

Profesori Faton Ismajli ka kritikuar mënyrën se si është zhvilluar procesi politik deri te zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës, duke e cilësuar atë si një “qoroditje” dhe si formën më të keqe të sjelljes politike.

Duke folur në emisionin FIVE, Ismajli tha se skenat dhe improvizimet e minutave të fundit kanë lënë shije të keqe te qytetarët që i kanë përcjellë zhvillimet politike.

“Skenat e vrapimeve dhe improvizimeve, unë besoj se kanë lënë shije të keqe te secili person që e ka përcjellë dhe që ka një gjykim kritik për ngjarjet që ndodhin në këtë vend”, tha Ismajli.

Ai u shpreh se, nga aspekti juridik, politik dhe institucional, nuk ka pasur arsye që vendi të shkonte në zgjedhje, duke kritikuar liderët politikë për mënyrën se si e kanë trajtuar procesin.

“Loja e liderëve politikë që silleshin sikur adoleshentë… ajo që kemi parë ishte një lojë tipike e vendosjes së shtetit në një farë luhatjeje të hajgareve dhe komunikimeve”, deklaroi ai.

Sipas Ismajlit, komunikimi mes liderëve politikë e ka kthyer një proces të rëndësishëm institucional në batuta dhe përplasje rreth asaj se kush duhet të takohet me kë.

“E shndërruan komplet procesin më të rëndësishëm të zgjidhjes së institucioneve në lojë, në batuta dhe në hajgare mes veti: ‘jo, po më takon’, ‘jo, s’më takon’”, tha ai.

Ismajli kritikoi edhe mënyrën se si është trajtuar mundësia e zgjedhjeve, duke thënë se nuk është korrekte të përgëzohet një klasë politike që, sipas tij, e ka çuar vendin drejt zgjedhjeve tri herë.

“Ti përgëzosh një klasë të tillë politike që e dërgon vendin në zgjedhje tri herë, është së paku jokorrektësi përballë shikuesve”, tha Ismajli.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika