Shala për antenat e radiokomunikimit në veri: Serbia ka për qëllim cenimin e rendit kushtetues të Kosovës

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka folur më shumë rreth çështjes së prishjes së antenave të radiokomunikimit në veri, duke thënë se shteti serb ka për qëllim cënimin e rendit kushtetues të Kosovës

Drizan Shala

Drizan Shala, ekspert i sigurisë, i ftuar në emisionin “Rreth e rrotull”, ka folur më shumë rreth çështjes së prishjes së antenave të radiokomunikimit në veri, duke thënë se shteti serb ka për qëllim cenimin e rendit kushtetues të Kosovës.

Sipas tij, kjo ndodhi është në vazhdimin e “luftës” që po bën Serbia ndaj Kosovës.

“Kjo është në vazhdën e luftës që është duke bërë Serbia, pra dëmtimi i antenës të komunikimit në pjesën veriore që e afekton pjesën veriore, është e qartë që në veri veprojnë struktura të specializuara të ndërlidhura me sistemin e sigurisë të shtetit serb që po pengojnë në çdo aspekt ta pengojnë shtrirjen e autoritetit zyrtar në atë pjesë,” u shpreh Shala

Moskomunikimin disa orësh, Shala e cilëson jo të mirë.

“Mbetja për dy-tri orë, mosqasja e komunikimit permanent në shumicën e rasteve, në të kaluarën kemi hasur pengesa të tilla ku policia dhe Ministritë e linjës kanë vepruar duke mundësuar që komunikimi të jetë permanent në atë pjesë dhe kështu të mundësohet komunikimi i shpejtë,” shtoi ai.

E një ndërprerje të tillë, Shala e quan të qëllimshme.

“Veprimet konkrete varen nga komunikimi, dhe një ndërprerje e tillë është faza e parë e parapërgatitjeve të akterëve të caktuar, qoftë shtetërorë apo jo shtetërorë të Serbisë që kanë një qëllim dhe një synim, cenimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.”

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika