Shasha: 94 kritere për liberalzimin e vizave janë realizuar nga Qeveritë e kaluara

Demush Shasha nga Instituti Epik ka thënë se 94 kritere për liberalizimin e vizave janë përmbushur nga qeveritë e kaluara dhe se sipas tij, është meritë edhe e tyre

Demush Shasha nga Instituti Epik

Demush Shasha nga Instituti Epik ka thënë se nesër do të nënshkruhet akti ligjor i miratimit të liberalzimit të vizave nga dy bashkëligjvënës, nga presidentja e Parlamentit Evropian dhe nga përfaqësuesi i Presidencës së Këshillit Evropian dhe do të botohet në gazetën zyrtare.

Shasha ka thënë se nuk mund të dalë ndonjë pengesë në këtë rrugëtim.

Ndërsa për meritat në këtë proces, Demush Shasha ka thënë se integrimi evropian duhet të ruhet “me xhelozi” nga debatet ndërpartiake.

Shasha ka thënë tutje se shumica e kritereve për liberalizimin e vizave (94 prej tyre) janë përmbushur nga qeveritë para qeverisë aktuale dhe se “patjetër” i takojnë meritat dhe qeverive të kaluara.

“Ka ekzistuar një problem pse Kosova nuk ka fituar liberalizimin e vizave dhe patjetër një nga problemet kyçe që BE-ja ka nënvizuar në vazhdimësi ka qenë sundimi i ligjit”, ka theksuar Shasha në “FIVE” të RTV Dukagjinit.

“Është një storie me të cilën të gjithë duhet të jenë krenarë me punën që e kanë bërë dhe një storie që duhet të na përbashkojë dhe jo të na ndajë”, ka potencuar Demush Shasha.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika