SHBA identifikon rastet e para me linë e majmunëve te fëmijët

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka thënë se dy rastet me linë e majmunëve nuk kanë lidhje njëra me tjetrën

Shenja të lisë së majmunit tek fëmijët

Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se një foshnjë në Kaliforni dhe një foshnjë që nuk është banore i ShBA-së janë infektuar me linë e majmunëve.

Të dy rastet nuk kanë lidhje dhe ka të ngjarë të jenë rezultat i transmetimit në familje, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ndërkaq, qendra në fjalë ka bërë të ditur se fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohen.

Lia e majmunit, e cila shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe lezione të lëkurës, është përhapur kryesisht te burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra në shpërthimin e fundit të tij.

Sëmundja përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë, transmeton “Reuters“.

Deri më tani këtë vit, ka pasur më shumë se 14,000 raste të lisë së majmunëve në më shumë se 60 vende dhe pesë vdekje në Afrikë.

Dr. Jennifer McQuiston, zëvendësdrejtoreshë e divizionit të CDC për patogjenët me pasoja të larta dhe patologjinë, tha se nuk është befasi që janë shfaqur raste pediatrike të lisë së majmunëve, por “nuk ka asnjë provë deri më tani që ne po shohim që tregon se ky virus u përhap jashtë komuniteteve të homoseksualëve dhe biseksualëve”.

Ajo tha se 99% e 2,891 rasteve të lisë së majmunëve të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara përfshijnë burra që kryejnë mardhënie seksuale me burra, por gjithashtu ka pasur një pjesë të vogël të grave dhe burrave transgjinorë që janë infektuar.

Koordinatori i përgjigjes ndaj COVID-19 të Shtëpisë së Bardhë, Dr. Ashish Jha ka thënë se qeveria ka dorëzuar 300,000 doza të një vaksine kundër lisë së majmunit dhe po punon për të përshpejtuar dërgimin nga Danimarka me 786,000 doza të tjera.

Ai ka thënë se tashmë ka mjaft vaksina në dispozicion për të siguruar një dozë të parë vaksine për më shumë se gjysmën e popullsisë së kualifikuar në New York dhe mbi 70% të popullsisë së kualifikuar në Uashington D.C.

Shkalla e vdekshmërisë në shpërthimet e mëparshme në Afrikë të llojit aktual ka qenë rreth 1%, por deri më tani ky shpërthim duket të jetë më pak vdekjeprurës në vendet joendemike.

Megjithatë, një numër pacientësh kanë raportuar se janë shtruar në spital për dhimbje të forta.

Jha tha se ShBA është ende duke vlerësuar nëse shpërthimi i lisë së majmunëve duhet të shpallet një emergjencë e shëndetit publik.

 

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika