SHBA-ja do ta marrë Grenlandën “në një mënyrë ose tjetër”, thotë Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do ta marrin Grenlandën “në një mënyrë ose tjetër”, duke theksuar se në të kundërtën Rusia ose Kina mund të tentojnë të marrin kontrollin e territorit.

Duke folur për gazetarët në bordin e Air Force One, Trump tha se është i hapur për një marrëveshje për Grenlandën, por këmbënguli se rezultati do të jetë i njëjtë.

“Nëse ne nuk e marrim Grenlandën, Rusia ose Kina do ta marrin. Dhe unë nuk do ta lejoj këtë,” deklaroi ai, ndonëse aktualisht nuk ka shenja të interesimit konkret nga këto dy vende.

Trump ironizoi edhe mbrojtjen e Grenlandës, duke thënë se ajo përbëhet nga “dy slita me qen”, përballë asaj që ai e quajti prani të anijeve luftarake dhe nëndetëseve ruse e kineze.

I pyetur për ndikimin që kjo çështje mund të ketë në NATO, Trump e minimizoi atë, duke thënë se aleanca ka më shumë nevojë për SHBA-në sesa e kundërta.

“Nëse ndikon në NATO, atëherë ndikon. Por ata kanë më shumë nevojë për ne sesa ne për ta,” tha ai, duke shtuar se ai e ka “shpëtuar” aleancën duke i detyruar vendet anëtare të rrisin shpenzimet për mbrojtje.

Deklaratat e Trumpit erdhën vetëm disa orë pasi kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, paralajmëroi se vendi ndodhet në një “moment fatal”, duke akuzuar SHBA-në se po rrezikon unitetin e NATO-s.

“Jemi në një udhëkryq dhe ky është një moment vendimtar,” tha Frederiksen, duke shtuar se kërcënimi ndaj një aleati është diçka që nuk është përjetuar më parë brenda aleancës perëndimore./TheGuardian

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika