ShBA-ja rrit presionin për Asociacionin, kërkesa vlerësohet strikte

Presioni ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe po vazhdon të rritet. Ditën e djeshme ishte i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili duke aluduar në kryeministrin Kurti tha se një njeri nuk mund ta shmangë një detyrim ligjor. Në ndërkohë, analistët thonë që Kurti duhet të marrë hapa konkret karshi këtyre kërkesave

Gabriel Escobar dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë vizitës së tij në Beograd të premten bashkë me katër emisarët e tjerë dha mesazhe të qarta për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e tij dhe se Kurti nuk ka nevojë të pajtohet me të.

Sipas njohësve të çështjeve politike gjithë kjo situatë është presion mbi Kosovën, andaj, ata thonë se Kurti duhet të ndërmarrë hapa.

“Kjo është kërkesë strikte e aleatëve tanë ndërkombëtarë prandaj sa më parë që Kurti të fillojë të punojë në draftimin e një Asociacioni i cili është i padëmshëm për Kosovën dhe kështu do ta kishte më të lehtë qeverisjen, në të kundërtën është e vështirë t’u bëjë ballë presioneve amerikane dhe evropiane”, ka thënë njohësi i cështjeve politike, Artan Muhaxhiri.

Por, për Arbnor Sadikun janë shpresëdhënëse deklaratat se në Kosovë nuk do të krijohet një Republika Srpska e re dhe, sipas tij themelimi i Asociacionit do t’i hapte rrugë Kosovës.

“Është një tip Asociacioni me të drejta afirmative që i jepet kompetenca në fushën e arsimit dhe disa sferave të tjera dhe kjo i mundëson Kosovës anëtarësimin ose hapjen e rrugës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare siç është NATO, Unioni Evropian, Këshilli i Evropës e UNESCO”, ka thënë Sadiku.

Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës në Serbi të premten, ndër të tjera tha se Asociacioni dhe propozimi franko-gjerman nuk lidhen me njëra-tjetrën.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika