SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si në vitin 1999

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për përfundimin e misionit të UNMIK.

Ajo deklaroi se realiteti në Kosovë ka ndryshuar ndjeshëm që nga viti 1999 dhe se ekzistenca e këtij misioni nuk justifikohet më.

“UNMIK-u është krijuar më 1999 në bazë të Rezolutës 1244 për të ofruar një prani ndërkombëtare për të ndihmuar në stabilizimin e mjedisit pas luftës në Kosovë. Ky ka qenë moment tjetër, mision tjetër dhe Kosova ka qenë vend tjetër. Tani kjo nuk është realiteti në terren. Nuk ka arsyetim që Kosova të trajtohet më 2026 sikur ishte në vitin 1999. Sot KFOR-i ndihmon që të ruhet siguria në rajon. UNMIK-u nuk luan më rol as qeverisës, as ushtarak e as të ndërmjetësimit. Nuk po adreson as sigurinë e as paqeruajtjen dhe nuk po e avancon as normalizimin”, u shpreh ajo.

Bruce u bëri thirrje edhe vendeve financuese të UNMIK-ut që të reflektojnë mbi arsyet e vazhdimit të mbështetjes për këtë mision.

Ndërsa për raportin dhe zhvillimet aktuale, ajo theksoi se qëndrimi i SHBA-së mbetet i qartë:

“Rruga e vetme përpara është normalizimi. Presidenti Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes që ju të zotoheni qartë për të punuar dhe për të prosperuar së bashku. Shpresojmë që kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, të dyja palët të ulin temperaturën dhe do të bëjnë deeskalim e do të ulen në tavolinë, do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja, jo nga e kaluara, me një dialog të vërtetë e jo teatër”, deklaroi ajo.

Në të njëjtën seancë, përfaqësuesi i Kinës theksoi rëndësinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kusht për stabilitet në Kosovë.

“Konsolidimi është rruga e drejt për Kosovën. Bashkësia e komunave serbe duhet të implementohet, kjo është parakusht për stabilitet në Kosovë. Misioni i OKB-së për një kohë të gjatë ka luajtur rol për stabilitetin në Kosovë. Qëndrimi i Kinës në çështjen e Kosovës është i qartë, mbështesim palët që të bashkëpunojnë në kuadër të Rezolutës 1244 për të arritur një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët përmes një dialogu të vërtetë. Në këtë proces sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Serbisë duhet të respektohet plotësisht”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika