SHBA-të rikonfirmojnë mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Donfried dhe Escobar takohen me kryeministrin Rama, dhe flasin rreth qëllimit për thellimin e partneritetit midis SHBA-ve dhe Shqipërisë

Ilustrim

Në përmbyllje të vizitës së Ndihmës Sekretares Amerikane të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë, Ambasada Amerikane ka shpërndarë një njoftim rreth takimeve të diplomatëve amerikanë në vendin tonë.

Donfried dhe Escobar u takuan paraditen e së premtes të 29 prillit, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ministra të ndryshëm, dhe drejtuesit e opozitës.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe Karen Donfried, ndihmës sekretarja amerikane

“Qëllimi i vizitës së tyre ishte thellimi i partneritetit tashmë të fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si miq, aleate në NATO dhe anëtare në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, sidomos teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, thuhet një njoftimin e ambasadës në Facebook.

Enkelejd Alibeaj dhe Karen Donfried

Sipas ambasadës, diplomatët amerikanë rikonfirmuan mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe nxitën vijimin e reformave të nevojshme, përfshirë reformën në drejtësi, dhe mirëpritën përpjekjet e fundit për të diversifikuar burimet, furnizimet dhe rrugët e energjisë në Shqipëri dhe më gjerë në rajon.

Ilustrim

Ata, gjithashtu, nënvizuan se SHBA-të do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit, si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata”, thuhet në përmbyllje të njoftimit të ambasadës.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika