SHBA thotë se do të hakmerret nëse forcat amerikane sulmohen në Lindjen e Mesme

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, ka thënë se Uashingtoni është i përgatitur të hakmerret nëse trupat amerikane janë në shënjestër gjatë luftës Izrael-Hamas, pasi rritet mundësia e përhapjes së konfliktit në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, majtas, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, thanë të dielën vonë se Shtetet e Bashkuara presin që lufta mes Izraelit dhe Hamasit të përshkallëzohet përmes përfshirjes së përfaqësuesve të Iranit, duke shtuar se administrata Biden është e përgatitur për t’u përgjigjur nëse personeli amerikan apo forcat e armatosura bëhen cak i luftimeve të tilla.

“Kjo nuk është çfarë duam ne, as çfarë kërkojmë. Ne nuk duam përshkallëzim”, tha Blinken.

Po ashtu, ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk duan që “ndaj forcave apo personelit tonë të ketë të shtëna. Por, nëse kjo ndodh, atëherë ne jemi të gatshëm për këtë”, raporton AP.

Austin, ndërkohë, ka thënë se “ajo çfarë po shohim ne është mundësi e një përshkallëzimi të madh të sulmeve ndaj trupave dhe njerëzve tanë në rajon”.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë për vetëmbrojtje “dhe ne nuk do të ngurrojmë të ndërmarrim veprime të duhura”.

Paralajmërimi i zyrtarëve të lartë amerikanë vjen derisa përgjigjja e ashpër e Ushtrisë së Izraelit ndaj sulmit vdekjeprurës të Hamasit në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor po futet në javën e tretë.

Avionët luftarakë izraelitë i vazhduan bombardimet mbi Rripin e Gazës të shtunën dhe të dielën, si dhe i sulmuan dy aeroporte në Siri dhe një xhami në Bregun e uzurpuar Perëndimor, e cila gjoja përdorej nga militantët.

Ushtria e Izraelit shkëmbeu zjarr me grupin militant të Libanit, Hezollah, në fundjavë, duke i vrarë gjashtë luftëtar të këtij grupi.

Blinken, i cili së fundmi i kaloi disa ditë në Lindjen e Mesme, foli për “mundësinë e përshkallëzimit të luftës, edhe pse askush nuk dëshiron të shohë luftime në një front të dytë apo tretë mes Izraelit dhe Hamasit”.

Ai ka thënë se pret “përshkallëzim nga përfaqësuesit e Iranit kundër forcave tona, kundër personelit tonë”, duke shtuar se “ne po ndërmarrim hapa për t’u siguruar se mund ta mbrojmë popullin tonë dhe të përgjigjemi me vendosmëri nëse është nevoja”.

Irani është armik i Izraelit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, vazhdimisht e ka përdorur fjalën “mos” për t’i paralajmëruar armiqtë e Izraelit të mos e shfrytëzojnë situatën e tanishme në rajon.

Departamenti i Shtetit ka urdhëruar të dielën diplomatët jothelbësorë amerikanë dhe familjet e tyre në Ambasadën e SHBA në Irak dhe konsullatën amerikane në Irbil të largohen nga vendi për shkak të tensioneve të rritura.

Në një mesazh të përditësuar për amerikanët në Irak, departamenti ka thënë se situata e sigurisë në Irak e bëri të pamundur kryerjen e operacioneve normale.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika