Shefi i NATO-s do të takojë Kurtin dhe Vuçiqin një ditë para takimit në Bruksel

Stolenberg do të zhvillojë takime ndaras me Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq një ditë para takimit në Bruksel, takim ky që vjen si rrjedhojë e tensioneve në Veriun e Mitrovicës

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike (NATO), Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takojë veçmas kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 17 gusht, një ditë para takimit të të dy liderëve në Bruksel.

Pas këtyre dy takimeve të shefit të NATO-s me Kurtin dhe Vuçiqin, do të ketë edhe konferencë për media, bëhet e ditur në njoftimin e NATO-s.

Konferenca për media ndërmjet Stoltenbergut dhe Vuçiqit do të mbahet në orën 15:30, ndërkaq me kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 17:00.

18 gushti është data në të cilën parashihet të takohen në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Një takim i tillë vjen si rrjedhojë e tensionimit të situatës në veri, për shkak të marrjes së vendimeve në kuadër të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika