Shkarkohet një avokate shtetërore, Sallahu ia numëron “shkeljet”

"Sapo pranuam Vendimin e Komisionit Disiplinor të Ministrisë së Drejtësisë me të cilin shkarkohet nga Shërbimi Civil, Avokatja Shtetërore I.A. Avokatja Shtetërore në fjalë, ka dëmtuar institucionet publike në vazhdimësi duke kryer veprime të paautorizuara"

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka bërë të ditur se është shkarkuar nga shërbimi civil, avokatja Shtetërore, me inicialet I.A.

Sallahu, i ka numëruar “shkeljet” e avokatës në fjalë.

“Ka lidhur ujdi për lëndë pa autorizimin dhe njoftimin e personave përgjegjës;

▪ Ka lidhur ujdi për lëndë të avokatëve të tjerë shtetërorë pa i njoftuar as avokatët e as palët;

▪ Nuk ka bërë analiza paraprake për ujditë gjyqësore;

▪ Ka lidhur ujdi në vlerë prej 505.000,00 eurosh pa e njoftuar Avokaturën Shtetërore dhe Departamentin e shpronësimit, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit;

▪ Ka mbrojtur në Gjykatë, Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK) në një rast, në të cilin Gjykata Themelore ka marrë Vendim që ka prodhuar obligime financiare për SHKK, Avokatja në fjalë nuk e ka njoftuar fare institucionin dhe lënda ka përfunduar në përmbarim.

▪ Ka pranuar Vendimin për një rast në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), për të njëjtin nuk e ka njoftuar MPB-në dhe as nuk ka ushtruar ankesë, duke i krijuar MPB-së obligim financiar prej rreth 7 mijë eurosh.

▪ Nuk ka raportuar tek udhëheqësi”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Sipas tij, kësti veprime të tilla janë të papranueshme.

“Veprime të tilla minojnë dhe cënojnë interesin publik dhe janë të papranueshme.  E përshëndes Vendimin e Komisionit dhe pres që raste të tilla të jenë mësim për ata që Institucionin publik të vendit tonë e shohin si mundësi për zhvatje e krijimin e përfitimeve të paligjshme vetjake a të palëve të tjera.  Pandëshkueshmëria ka qenë sëmundja më e përhapur në institucionet publike për shkak të ish pushtetarëve. Nuk duhet e nuk do të jetë më”, ka shtuar Sallahu.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika