Shkon në 238 mijë euro shuma për Lumi Bordoniqin, “Faleminderit që ia dhanë edhe një shancë Lumit për të jetuar…”

Shkon në 238 mijë euro shuma për Lumi Bordoniqin. Prindi Perparim Bordoniqi s'mund t’i mbaj lotët në momentin që merr lajmin nga Edita Doli në Radar

Në emisionin “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini është mbledhur shuma për shërimin e Lumi Bordoniqit.
Shuma që duhej të mblidhej ishte 130 mijë euro, por ushtarët e emisionit “Radar” së bashku me biznese të shumta gjithandej botës dhe njerëz vullnet mirë mblodhën 238 mijë euro.

Ndërsa një ditë më parë, të martën e 13 qershorit, kur ishin mbledhur 141 mijë euro, pas marrjes së lajmit, babai i Lumit, Përparim Bordoniqi, ishte shprehur i lumtur për këtë fakt.

“Faleminderit që ia dhanë edhe një shanc Lumit për të jetuar”, ka thënë ai.
“Deshëm t’ju falënderojmë të gjithëve me atë kontribut që e dhatë, na keni bërë krenarë, edhe mua, edhe Lumin, edhe gjithë familjen time”, ka thënë babai i Lumit në një video për emisionin “Radar”.
Të hënën shuma fillestare e mbledhur ishte 20 mijë euro ndërsa pasi kësaj kësaj iniciative iu bashkua edhe “Radar” me Edita Dolin, shuma arriti mbi 141 mijë euro.
Lumi Bordoniqi është duke u përballur me një sëmundje agresive, diagnoza “Ewing Sarcoma”.

“Faleminderit që ia dhanë edhe një shancë Lumit për të jetuar…”, mblidhen mbi 141 mijë euro për Lumi Bordoniqin

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika