Të hënën e 9 majit, Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i është drejtuar një letër nga 81 organizata joqeveritare të shoqërisë civile në Kosovë.
Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se procesi i liberalizimit është ndalur në Këshillin e Bashkimit Evropian, si institucioni më i lartë i BE-së dhe i fundit i cili duhet ta aprovojë propozimin e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën.
“Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon dhe ndër të vetmit në Evropë, qytetarët e të cilës nuk mund të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen”, thuhet në njoftimin për media nga organizatat e shoqërisë civile.
Përmes letrës së dërguar presidentit Macron, shoqëria civile ka kërkuar nga lidershipi i tij dhe i Francës që në prag të Konferencës për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në qershor në Paris, të fusin në agjendë dhe të aprovojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Ndër të tjera, përmes kësaj letre, organizatat e shoqërisë civile kanë rikujtuar që dialogu për liberalizimin e vizave për Kosovën ka hyrë në vitin e 10-të të tij dhe ka zgjatur më shumë sesa procesi i liberalizimit të vizave i të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Duke e vlerësuar lëvizjen e lirë si të drejtë themelore të njeriut nga mungesa e të cilës më së shumti vuajnë qytetarët e zakonshëm, përmes kësaj letre, organizatat e shoqërisë civile të Kosovës, i bëjnë thirrje Presidentit Macron që gjatë Presidencës Franceze të BE-së ta çojë zgjerimin evropian në një epokë të re, duke i dhënë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës dhe duke hapur bisedimet e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një moment ringjallje për perspektivën e rajonit drejt BE-së”, thuhet në letrën e tyre.
Organizatat nënshkruese të letrës:
- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
- Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
- Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu!
- Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)
- Instituti Demokratik i Kosovës/Transparency International Kosova (KDI/TI)
- Community Building Mitrovicë (CBM)
- Qendra për Avokim, Trajnim e Burime (ATRC)
- Open Data Kosovo (ODK)
- Artpolis – Qendra për art dhe komunitet (Artpolis)
- Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED)
- YMCA Kosovë
- Emancimi Civil Ma Ndryshe (EC Ma Ndryshe)
- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
- Lëvizja FOL
- Syri i Vizionit (SiV)
- Balkan Sunflowers Kosovë (BSK)
- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK)
- Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj)
- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham)
- Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij Kosovë (CHwB)
- Internews Kosova
- Fondacioni Lumbardhi
- Rrjeti i organizatave BONEVET
- Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K)
- Qendra e Kosovës për Arsim (KEC)
- Instituti RIINVEST
- Qendra e Kosovës për Inovacion (ICK)
- Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)
- Grupi i Ballkanit për Hulumtim të Politikave (BPRG)
- Instituti GAP për studime të avancuara
- Demokraci për Zhvillim (D4D)
- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës (QKRMT)
- Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC)
- Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK)
- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
- Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Kosovë (YIHR-KS)
- Gratë për Gratë Kosovë (K-W4W)
- Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
- OJQ Aktiv
- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
- New Social Initiative (NSI)
- Labirint
- OJQ ETEA
- Shoqata Rinore për të Drejtat e Njeriut (YAHR)
- Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan (SHIP)
- OJQ Integra
- OJQ Zana Klinë
- Autostrada Biennale
- Shoqata e Grave të Mitrovicës për të drejta të njeriut (MWAHR)
- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK)
- Fondacioni Kosovar për Ndermarresi Sociale
- Qendra për Barazi dhe Liri (CEL)
- Let’s Do It Peja
- Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)
- OJQ Vision 02
- Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF)
- Sbunker
- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë (F17)
- Qendra Kosovare për Arsim në Distancë (KCDE)
- Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK)
- Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në Kosovë (PRAK)
- Demokracia fillon këtu (DFK)
- Fondacioni Jeshil (Jeshil)
- Fondacioni IPKO
- Qendra për Kurajo Politike (CPC)
- Shoqata e Grave Aureola
- Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtje të fëmijëve në Kosovë (KOMF)
- Network of Peace Movement (NOPM)
- Forumi i Ballkanit
- Shoqata e të Verbërve të Kosovës (SHVK)
- GERMIN
- ROMA VERSITAS
- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)
- Shoqata e Grave “Dora Dorës”
- Shoqata Profesionale Mjekësore (PHA)
- Instituti për Zhvillimin e Shoqërisë Civile “Innovate”
- ANIBAR
- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)
- NGO Polis