Shqipëria merr presidencën e Këshillit të Sigurimit në Nju Jork

Më 1 qershor 2022, Shqipëria për herë të parë merr presidencën e Këshillit të Sigurimit në Nju Jork

Shqipëria, të mërkurën e 1 qershorit merr presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Në ceremoninë e marrjes të kësaj presidence 30 ditore, do të mbajë një fjalë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ndodhet në Nju Jork.

Kësaj ngjarjeje historike për Shqipërinë i ka paraprirë një takim i kryeministrit Edi Rama me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm  ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

Kryeminsitri Edi Rama, në një postim në Facebook ka thënë, “Bota është e trazuar dhe ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të mizorive të paparashikueshme, në më shumë se pesëdhjetë konflikte përreth globit. Demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në pjesë të ndryshme të botës”.

Rama ka shtuar se, “Në Evropë, plagët e luftërave janë ende të hapura, që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Sidomos në Kosovë, janë ende të hapura”.

“Po bëjmë gjithqka që mundemi për të ecur përpara pa e harruar të shkuarën, por duke u angazhuar për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët në paqe”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Më 1 qershor Shqipëria e merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika