Shtëpia botuese “Dukagjini”: Kemi ofertuar te MAShTI më lirë se vitin e kaluar

"Shtëpia jonë botuese për hir të transparencës, dëshiron ta njoftojë opinionin publik se në ofertimin që kemi bërë në Ministri, pavarësisht inflacionit dhe rritjes globale të çmimeve, kemi ofertuar me çmim më të lirë për rreth 4% krahasuar me vitin 2022", ka njoftuar Dukagjini

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se është duke përcjellë me vëmendje diskutimin që është duke u bërë pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që këtë vit t’i transferojë mjetet financiare në llogaritë e prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, “Dukagjini” ka thënë se për hir të transparencës, dëshiron ta njoftojë opinionin publik se në ofertimin që ka bërë në Ministri, pavarësisht inflacionit dhe rritjes globale të çmimeve ka ofertuar me çmim më të lirë për rreth 4% krahasuar me vitin 2022.

Tutje thuhet shtëpia botuese “Dukagjini” do ta bëjë maksimumin që t`i përmbushë obligimet që dalin nga legjislacioni në fuqi.

“Për shtëpinë tonë botuese, pajisja e fëmijëve me libra është prioritet mbi prioritetet”.

Ndryshe, më herët në një konferencë për media, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është duke e shqyrtuar mundësinë që këtë vit t’i transferojë mjetet financiare në llogaritë e prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Ajo tha se kjo është bërë në mënyrë që të mos ketë hapësirë për keqpërdorime të çmimeve me libra shkollor.

Deri më tani tekstet shkollore janë blerë nga shtëpitë botuese dhe nuk ka pasur nevojë që prindërit t’i blejnë vetë ato.

Me vendimin e ri mjetet do të alokohen në llogari të prindërve dhe ata do t’i blejnë në librari.

“Jo rrallëherë kemi pasur raste të keqpërdorimeve dhe të njëjtat i kemi adresuar, kemi pasur jo vetëm dallim në vite në vit, por edhe në tekste të njëjtës klasë nga shtëpitë botuese. Një tekst një herë është shitur 3 euro në vitin vijues 13 euro.

“Sivjet jemi duke shqyrtuar mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore sipas obligimit ligjor të MASHT-it të bëhet në llogaritë e prindërve dhe t’i blejnë tekstet për fëmijët e tyre. Shpejt brenda dy tri ditëve do të vendosim përfundimisht për këtë që po e shqyrtojmë”, tha Nagavci.

Rimbursimi, sipas Nagavcit, do të bëhet përmes faqes e – Kosova, ku shumica e prindërve kanë të hapur llogari.

“Mënyra si është menduar të bëhet rimbursimi ka të bëjë me derdhjen e mjeteve në xhirollogari. Është dizajnuar faqja në e-Kosova. Pjesa më e madhe e prindërve i kanë të hapura llogaritë. Do të jetë proces i lehtë, ku prindi në momentin që identifikon veten dalin emrat e fëmijëve, do të zgjedhet shkolla që krejt të shkojë në rregull, dhe në fund është edhe një klauzolë ku secili e merr përgjegjësinë që mjetet do t’i marrë, do t’i përdorë për blerjen e teksteve. Pagesa do të bëhet paraprakisht, pra mjetet të dalin e pastaj ato të shpenzohen për libra. Nuk do të ketë nevojë për fatura e tema të tjera. E kemi paraparë një shënim ku prindi e verifikon që mjetet i vendosen në llogari do t’i përdorë për blerjen e teksteve për fëmijë. Këto janë obligime të përbashkëta, të qeverisë, prindërve, shkollave e komunave”, tha ajo.

Nagavci tha se nuk do të ketë vonesa dhe se librat do të jenë gati me një shtator kur edhe do të fillojë viti i ri shkollor.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika