Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërblen “Lexuesit e Verës”, bëhuni pjesë e garës

Gjatë leximit, ju humbni veten në një botë tjetër, harroni përditshmërinë, punën, presionet dhe zhyteni në një atmosferë relaksuese, duke i lënë mendimet tuaja të udhëtojnë në histori nga më të ndryshmet.

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Lexuesit e Verës”.

Leximet verore janë një përjetim i veçantë. Nën diellin e ngrohtë, nën hijen e një peme, ose teksa dëgjoni tingujt e valëve të detit, një libër mund t’ju bëjë të kaloni kohë shumë të bukura e të përjetoni emocione të forta.

Gjatë leximit, ju humbni veten në një botë tjetër, harroni përditshmërinë, punën, presionet dhe zhyteni në një atmosferë relaksuese, duke i lënë mendimet tuaja të udhëtojnë në histori nga më të ndryshmet.

Andaj, “Dukagjini” ju fton të ndani pikërisht një rrëfim të tillë, të shkurtër (max. 3000 karaktere ose 500 fjalë), rreth leximeve tuaja verore, ku do të përshkruani emocionet dhe kënaqësinë e të lexuarit gjatë ditëve të verës.

Ekipi i shtëpisë botuese “Dukagjini” do të lexojë me vëmendje të gjitha prurjet dhe do të zgjedhë tre fituesit e kësaj gare, të cilët do të shpërblehen me nga një set librash të mrekullueshëm.

“Bashkohuni me ne në këtë aventurë letrare, shprehni talentin tuaj në të shkruar dhe fitoni librat më të mirë për lexim”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, është bërë e ditur se për të qenë pjesë e garës, të gjithë aplikuesit duhet të kenë like dhe follow faqen “Dukagjini Publishing House” në rrjetet sociale, si: Facebook, Instagram dhe Tik Tok.

Afati i fundit për aplikimi është data 18 gusht, ora 23:59. Materialet mund t’i dërgoni në email adresën: [email protected]

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika