Shteti siguron 19 vendvotime për zgjedhjet në veri, 13 prej tyre në kontejnerë

Mbledhja e KQZ-së

KQZ-ja ka miratuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative apo të vendosura në kontenjerë.

Lista e qendrave të votimit është përgatitur në koordinim me organet e sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, aty është miratuar edhe numri i votuesve në një qendër votimi. Nga 750 votues në një qendër, tashmë do të bëhen 2 mijë.

Ndër të tjera, në mbledhjen e KQZ-së është vendosur që 43 mijë e 500 fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika