Si të krijojmë një aplikacion pa e programuar nga e para?

"Creapp" dhe 'App.net" shmangin procedurat e nevojshme, përshirë dhe tarifat vjetore

Ilustrim

Kur telefonat intelegjent filluan të bëhen të njohur, njohuritë e programimit ishin të nevojshme për të krijuar një aplikacion.

Nevoja për kompanitë është të zgjerojnë praninë e tyre në internet, me anë të një aplikacioni, në mënyrë që të fitojnë konsumatorë në një formë më të drejtëpërdrejtë. Pa marrë parasysh, kompanitë sygjerohet të krijojnë një aplikacion për iPhone ose Android, për të mbajtur kontakte të ngushta me konsumatorët, transmeton “movilforum”.

Si të krijojmë aplikacion pa e ditur programimin?

Ilustrim

Me anë të zhvillimit të teknologjisë, në internet janë shfaqur platforma që lejojnë të krijojmë aplikacione pa e ditur programimin. Krijimi i një aplikacioni nga e para përfaqëson një investim të rëndësishëm.

Platformat mbulojnë nevojat themelore të shumicës së kompanive që duan të kenë një prani në pajisjet mobile përmes aplikacionit të tyre. Këto platforma i shmangin procedurat e nevojshme që të jenë të gatshme të publikohen në dyqanet përkatëse duke përfshirë tarifën vjetore.

Platfprmat për krijimin e aplikacioneve 

Në këto aplikacione nuk kemi nevojë të kemi njohuri për dizajnin. Këto platforma funksionojnë në bazë të pagesave tona mujore, nëse duam që aplikacionet të jenë të disponueshme.

Dy nga aplikacionet nga “movilforum.com” janë:

“Creapp”

Ilustrim

Mund të krijojmë aplikacione si për iOS edhe Android me njoftime, harta, formularë, rezervime, porosi për restorante, pasuri të paluajtshme, klinika, shpërndarje ushqimi, palestra, klube sportive, hotele, salla bashkie, ngjarje speciale, qendra bukurie e të tjerë.

Kjo platformë ofron njoftime të shumëllojshme dhe një nga aspektet më të rëndësishme që duhet të marrim parasysh kur krijojmë një aplikacion është që na lejon të mbajmë klientin të informuar për lajmet, ofertat, promovimet më të fundit dhe të gjitha llojet tjera të bizneseve.

“App.net”

Me 60 mijë aplikacione të botuara si në App Store dhe Google Play Store, mund të gjejmë Your-App.net, i cili gjithashtu mund të delegoj krijimin e tij, që ekipi juaj të jetë përgjegjës për hartimin dhe botimin e tij bazuar në nevojat tona.

Me Tu-App.net ne mundemi të krijojmë aplikime për dyqane online, restorante, shkolla, hotele, palestra, salla të qytetit dhe për çdo biznes, sado i madh apo i vogël, kjo platformë ka një vend për të krijuar aplikacione mobile.

Kjo platformë na ofron një udhëzues të plorë, në lidhje me të gjitha kostot, avantazhet, funksionet dhe zhvillimin.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika