Si u veshën yjet botërore në Gala mbrëmjen e “Grammy’s”?

Ylli me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Dua Lipa, ishte ajo e cila e hapi edicionin e 66-të të ngjarjes, me një performancë elektrizuese të disa prej hiteve më të pëlqyera nga publiku, përfshirë këtu edhe kolonën zanore të filmit “Barbie”, “Dance the Night”

Këngëtarja me rrënjë shqiptare, Dua Lipa, ka shkuar në ngjarjen e ndarjes së çmimeve muzikore “Grammy’s”, me një fustan të gjatë dhe “CNN” e ka cilësuar dukjen e saj si një ndër më të mirat në tepihun e kuq.

Fustani i Lipas ishte i punuar i tëri me sedefe me ngjyrë metalike nga brendi Courreges. Ajo e shoqëroi fustanin me stoli nga brendi “Tiffany and Co”.

 Dua Lipa

Në këtë ngjarje ajo u shoqërua nga babai i saj Dukagjin Lipa.

Dua Lipa

Shqiptarja përgjatë spektaklit të mbrëmshëm performoi këngën e saj të re “Training season”.

Brendi që veshi Duan, Courreges, veshi edhe reperin Savage, me një kostum tërësisht të zi, skajet e së cilit ishin të zbukuruara me detaje me shkëlqim ngjyrë ari metalike, kostum ky që u vlerësua lart nga kritikët e veshjeve.

Dua Lipa

Në listën të veshurve më së miri është edhe fituesja e çmimit Grammy për albumin më të mirë jazz, Laufey.

Ajo kishte zgjedhur të veshte një fustan ngjyrë roze me pika të vogla të zeza, nga brendi Channel.

Laufey

Si një ndër fustanet më të bukur ishte edhe ai i këngëtares, Kylie Minogue. Ajo kishte veshur një fustan të kuq me prerje dramatike nga brendi Dolce and Gabanna. Kylie fitoi çmimin për kompozimin më të mirë në kategorinë “pop dance”.

Kylie Minogue

Artistja Olivia Rodrigo, e cila kishte gjashtë nominime, kishte zgjedhur të vesh një fustan të bardhë të gjatë e të stolisur me gurë, nga brendi Versace, që po ashtu u cilësua dukje e bukur.

Olivia Rodrigo

Ylli i mirënjohur Sofia Richie, kishte veshur një fustan të gjatë të zi nga brendi Saint Laurent, që u cilësua si një ndër veshjet më të mira të natës.

Sofia Richie

Të veshur mirë u konsideruan edhe John Legend e gruaja e tij Chrissy Teigan, këngëtarja Doya Cat, ylli Lenny Kravitz, Janelle Monae, Maluma me kostum nga Dolce and Gabbana, si dhe ylli i mbrëmjes me fustan të bardhë nga brendi Schiaparelli.

Veshja më e mirë në këtë spektakël sipas kritikëve të modës, u vlerësua ajo e artistes

Miley Cyrus

Brendi i mirënjohur Gucci kishte krijuar një fustan vetëm për të, të punuar në tërësi me sedefe ngjyrë kafe, mbi të cilën e kishte vendosur një lloj pelerine me pupla me të njëjtën ngjyrë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika