Si zbutje qëndrimi vlerësohet deklarata e Kurtit për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë sinjale për ndryshim qëndrimesh sa i përket Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai tha se kjo çështje mund të zgjidhet përmes propozimit franko-gjerman të marrëveshjes finale me Serbinë. Sipas analistëve politikë, kryeministri Kurti vështirë do ta ketë të qëndrojë përballë presionit ndërkombëtarë për këtë çështje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Akoma nuk e pranon plotësisht e në pushtet ka ardhur duke e kundërshtuar fuqishëm vazhdimisht ndër vite.

Albin Kurti dhe ideja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk janë kombinimi më i mirë.

Por, Kryeministri i Kosovës ka dhënë sinjale se mund të ketë ndryshime të qëndrimeve të tij për këtë marrëveshje.

Ai tani po thotë se kjo çështje mund të diskutohet dhe zgjidhet brenda propozimit të BE-së të përkrahur nga Franca dhe Gjermania.

Por, sipas njohësve të çështjeve politike kjo zmbrapsje e Kurtit në qëndrime është rezultat i presionit të ndërkombëtarëve.

“Presionet e mëdha ndërkombëtare, bëjnë që kërkesa kryesore jetë që të punohet, pra nuk mund të zhagitet deri në pafundësi cështja e asociacionit dhe qëndrimet e ndryshueshme të Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen franko-gjermane dhe asociacionit nuk japim optimizëm që kjo çështje mund të trajtohet në mënyrën e duhur”, ka thënë analisti, Artan Muhaxhiri.

Sugjerimet e tij janë që kryeministri Kurti të fillojë sa më shpejt të punoj për Asociacionin.

“..kjo është kërkesë strikte e aleatëve tanë ndërkombëtar prandaj sa më parë që Kurti të filloj të punoj në draftimin e  një asociacioni i cili është i padëmshëm për Kosovën dhe kështu do ta kishte më të lehtë qeverisjen në të kundërtën është e vështirë ti bëjë ballë presioneve amerikane dhe evropiane”, ka shtuar Muhaxhiri.

Ndërsa, Faton Ismajli po thotë që asnjë organ i tillë, sikurse Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të themelohet me kompetenca ekzekutive pa u ndryshuar Kushtetuta e Kosovës.

“ideja për ta vendosur asociacionin në kuadër të planit franko-gjerman është ide e mirë por pothuajse e pamundur për shkak se plani franko-gjerman është fazë tjetër e zbatimi I marrëveshjes së asociacionit është obligim paraprak I Republikës së Kosovës”, ka thënë Ismajli.

I fundit që kërkoi nga Kosova që me urgjencë ta trajtojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, është këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika