Situata e sigurisë në rajon pas alarmimit se Bullgaria dhe Sllovenia do të dërgojnë trupa shtesë në Kosovë

Morina tha se përkundër dëshirës së madhe të Rusisë që të përhapë vatra të luftës dhe krizës jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan, tani disa shtete të Ballkanit si: Kroacia dhe disa shtete të tjera kanë filluar që ta rrisin numrin e armatimit në mënyrë që të barazohen me armatimin me Serbinë

Ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës Refki Morina, i ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, u shpreh se duke e parë se Serbia ka ngritur njësit speciale prej 1500 deri në 5000, dhe duke e parë situatën e brishtë në Kosovë dhe Ballkan, atëherë siç tha Morina, KFOR-i dhe NATO po angazhohen që t’i sigurojnë kufijtë dhe Kosovën në tërësi.

Morina ka thënë se NATO është këtu sepse e ka detyrë dhe obligim që të mbrojë vendin tonë, së bashku me organet tona të sigurisë që veprojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Unë besoj se vazhdimisht që nga rasti  “Banjska” shtetet pjesëmarrëse të NATO-s, e kanë parë një shqetësim sa i përket Kosovës dhe po angazhohen që të sjellin trupa në ndihmë e sidomos në pjesën veriore të bëhet sigurimi në tërësi i Kosovës”, u shpreh Morina.

Tutje, Morina tha se lidhjet e Serbisë me Rusinë, tani edhe me Kinën dihen qysh kaherë, Serbia është satelit rus dhe çdo veprim i Vuçiqit me Putinin nuk pritet mirë nga Kosova, shihet tani edhe Daçiq shkoi që t’ia uroj fitoren Putinin shtoi tutje Morina.

“Prezenca e KFOR-it dhe prezenca e institucioneve të sigurimit në atë pjesë nuk do të lejoj të ndodhin “Banjska” të tjera, por duhet të kemi kujdes për arsye që kemi kërcënime të vazhdueshme, sidomos lëvizja e trupave të njësive speciale, njësive të aviacionit luftarak, përgjatë kufirit me Kosovën edhe këto janë kërcënuese,  kemi edhe UNMIK-un, nëse një sulm do të ketë Kosova atëherë edhe forcat e UNMIK-ut dhe trupat e KFOR-it, pore dhe forcat ndërkombëtare do të sulmohen”, ka thënë ish-nënkoloneli Morina.

Në fund, Morina tha se përkundër dëshirës së madhe të Rusisë që të përhapë vatra të luftës dhe krizës jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan, tani disa shtete të Ballkanit si: Kroacia dhe disa shtete të tjera kanë filluar që ta rrisin numrin e armatimit në mënyrë që të barazohen me armatimimn me Serbinë. Kjo sepse, Serbia po armatoset nga: Kina, Rusia dhe aleatët e tjerë që e përkrahin regjimin e Serbisë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika