Situata në ishullin e Sazanit përkeqësohet

Zjarret në ishullin e Sazanit prej dy ditësh vazhdojnë të jenë ende aktive, dhe po i afrohen ish-bazës detare. Terreni i vështirë dhe pamundësia për të ndërhyrë nga ajri e kanë vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve

Situata në ishullin e Sazanit

Situata me zjarret në ishullin e Sazanit në Vlorë është përkeqësuar, flakët e zjarrit iu kanë afruar godinave të bazës detare.

Zjarret në ishullin e Sazanit prej dy ditësh vazhdojnë të jenë ende aktive dhe po i afrohen ish-bazës detare. Baza ushtarake shërben për monitorimin e hapësirës detare nëpërmjet radarëve.

Terreni i vështirë dhe pamundësia për të ndërhyrë nga ajri, ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Pjesë shqetësuese për forcat e zjarrfikësve, ato të ushtrisë dhe policisë mbeten plasjet e municioneve të vjetra që janë hedhur ndër vite.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se situata në Sazan vazhdon të mbetet kritike, ndërsa shkaku i zjarrit mund të jetë pakujdesia e turistëve.

Zjarri në ishullin e Sazanit po përhapet për shkak të erës

 

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika