Situata në veri, Hyseni: Strukturat kriminale atje janë legjitimuar nëpërmjet Qeverisë së Kosovës

Anëtari I PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se strukturat kriminale në veri të Kosovës në zhvillimet e fundit janë legjitimuar nga Qeveria e Kosovës

Zgjim Hyseni

Zgjim Hyseni, nga PSD-ja ka thënë se ajo çka po ndodhë në veri të Kosovës nuk asgjë e re pasi strukturat ilegale ka pasur gjithmonë.

Por, që sipas tij në zhvillimet e fundit këto struktura ilegale janë legjitimuar nga Qeveria e Kosovës.

“Qe Serbia ka mbajte edhe funksionuar struktura atje kjo nuk është asgjë e re, puna është se më zhvillime e fundit unë mendoj që këto struktura janë legjitimuar nëpërmjet Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Hyseni në emisionin “FIVE”.

Hyseni tha se Qeveria nëpërmjet propagandës po mundohet në na thotë se veriu është çështje e krimi të organizuar, e jo që operojnë struktura kriminale te krijuar dhe mirëmbajtura direkt prej politikes së Beogradit.

“Qeveria nëpërmjet propagandës po mundohet na thotë se veriu është çështje e krimi të organizuar dhe kontrabandës. Këtu është krimi i organizuar, këtu është direkt i krijuar dhe mirëmbajtur direkt prej politikes, ato struktura janë të Serbisë, të shtet serb, ka shtuar ai.

Sipas tij nuk mundet Qeveria të trajtojë problemin e veriut, njëjtë, sikur kur ka kontrabandë dhe krim në Prishtinë apo edh ene ndonjë vend tjetër.

“Në momentin që thua që është thjesht çështje e krimit të organizuar, atëherë përgjigja këtu të kontrabandohet kështu. Veriu në radhë të parë është problem politik, në momentin që këto e trajton këtë si problem të sigurisë dhe asgjë më shumë atëherë edhe zgjidhjet kanë me ardhë më të dobëta”, ka shtuar Hyseni.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika