Somali: 10 të vdekur nga sulmi i Al-Shabab

Hoteli Hayat përshkruhet si një vend popullor për t'u takuar punonjësit e qeverisë federale. Ky vend është sulmuar nga një grup aktiv, kryengritës islamik, me bazë në Somali me ç'rast, 10 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa 9 kanë mbetur të lënduar

Pamje nga video-ja e hotelit të sulmuar, Somali

10 persona janë vrarë pasi militantët e Al-Shabab sulmuan një hotel në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, thonë zyrtarët e sigurisë së vendit.

Policia ka bërë të ditur se sulmuesit shpërthyen dy eksplozivë jashtë hotelit përpara se të hynin në ndërtesë dhe të hapnin zjarr. Ndërkaq, është raportuar se ata ishin të izoluar në katin e fundit të hotelit “Hayat”, disa orë pasi filloi sulmi.

Një njësi speciale e policisë thuhet se ka shpëtuar dhjetëra të ftuar dhe stafin nga hoteli.

“Forcat e sigurisë vazhduan të neutralizojnë terroristët të cilët janë rrethuar brenda një dhome në ndërtesën e hotelit. Shumica e njerëzve u shpëtuan, por të paktën tetë civilë u konfirmuan të vdekur deri më tani,” tha një zyrtar, Mohamed Abdikadir.

Më herët, një faqe interneti e lidhur me al-Shabab tha se një grup militantësh kishin “hyrë me forcë” në hotel dhe “po kryenin të shtëna të rastësishme”.

Hayat përshkruhet si një vend popullor për t’u takuar punonjësit e qeverisë federale.

Nëntë persona u plagosën dhe u larguan nga hoteli, tha më herët për agjencinë e lajmeve Reuters kreu i shërbimeve të ambulancës Aamin të Mogadishu, Abdikadir Abdirahman, transmeton BBC.

Imazhet e paverifikuara që qarkulluan në mediat sociale, tregonin tym që dilte nga hoteli, ndërsa dëgjoheshin të bërtitura dhe zhurma të forta.

Një degë e al-Kaedws, al-Shabab është përfshirë në një konflikt të gjatë me qeverinë federale.

Grupi kontrollon pjesën më të madhe të Somalisë jugore dhe qendrore, por ka qenë në gjendje të shtrijë ndikimin e tij në zonat e kontrolluara nga qeveria me bazë në Mogadishu.

Javët e fundit luftëtarët e lidhur me grupin kanë sulmuar gjithashtu objektiva përgjatë kufirit Somali-Etiopi, gjë që ka ngritur shqetësime për një strategji të re të mundshme nga al-Shabab.

Sulmi i së premtes shënon sulmin e parë në kryeqytet nga grupi që kur presidenti i ri i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, u zgjodh në maj.

Harakat al-Shabaab al-Muxhahideen, i njohur më shpesh si al-Shabaab, është një grup kryengritës islamik me bazë në Somali, aktiv në Afrikën Lindore.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika