Sonte në orën 23:59, përfundon afati zyrtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që pritet të mbahen më 28 dhjetor.
Para kësaj date janë mbyllur tashmë tri faza të rëndësishme të procesit zgjedhor: aplikimi për certifikim të subjekteve politike që synojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, regjistrimi i koalicioneve ndërmjet partive politike, si dhe njoftimi i subjekteve që kanë vendosur të mos garojnë.
Ndërkohë, fushata zgjedhore për zgjedhjet nacionale pritet të nisë më 17 dhjetor.
Kujtojmë se këtë të diel Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka tërhequr shortin për numrin e subjekteve politike në fletëvotimet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.