Avokati Shkëlzen Sopjani, duke komentuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini vrasjet e shumta në Kosovë gjatë viteve të pasluftës dhe rastet e fundit, ku vetëm brenda një jave janë vrarë pesë persona, ka thënë se kjo mund të jetë edhe pasojë e luftës.
Ai ka theksuar se si shoqëri, në aspektin material kemi pësuar një ndryshim, pra një modernizim mjaft të madh në krahasim me periudhën e mëhershme, mirëpo në aspektin social nuk ka pasur një modernizim, përkundrazi në fusha të caktuara ka pasur edhe degradim.
“Përkundrazi, në fusha të caktuara ka pasur edhe degradim të modernizimit, duke marrë parasysh arsimin dhe zhvillimin e gjeneratave të reja, ku po e shohim që përkundër faktit që janë rregulluar aspektet materiale në shoqëri, në disa aspekte kemi degradim…”, ka thënë Sopjani.