Sot mot me diell, të enjten reshje shiu dhe ulje temperaturash

Një ndryshim domethënës i motit pritet nga e enjtja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta.

IHK njofton se indeksi UV do të shënojë vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 09:00-17:00 qytetarët të jenë sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartin masa mbrojtëse.

Ndërkaq, për të enjten IHK parasheh vranësira të dendura, reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh, pra një ndryshim domethënës i motit pritet të ndodh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes. Kushtet agrometeorologjike mbeten të mira, falë këtyre temperaturave dhe reshjeve të cilat u regjistruan në këto javë të fundit të muajit prill.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika