Spanja planifikon t’i anulojë “vizat e arta” për blerësit e pronave që nuk janë shtetas të BE-së

Qeveria spanjolle njoftoi se do të anulojë planin për të ashtuquajturat “vizat e arta” që u lejon të pasurve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian

Foto arkivi e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez. Foto: AP

Qeveria spanjolle njoftoi të hënën se do të anulojë planin për të ashtuquajturat “vizat e arta” që u lejon të pasurve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian të marrin leje qëndrimi në Spanjë përmes investimit të mbi gjysmë milionë dollarëve në pasuri të patundshme.

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez tha se qeveria e tij, e përbërë nga parti që kanë bashkuar votat për të formuar koalicionin, do ta shqyrtonte reformën të martën në takimin javor të kabinetit.

Përmes një deklarate të hënën, kryeministri Sanchez tha se reforma është pjesë e planit të tij për ta bërë çështjen e banimit “të drejtë (të njeriut), jo një biznes spekulativ.”

Qeveria thotë se janë dhënë rreth 10,000 viza të tilla që nga miratimi i ligjit në janë vitin 2013 nga qeveria e kaluar e krahut të djathtë e udhëhequr nga Partia Popullore, si mjet për të joshur investitorët e huaj.

“Vizat e arta” janë kritikuar ashpër për nxitjen e rritjes së çmimit të pronave dhe spekulimit në sektorin e pasurive të patundshme. Çmimet e larta të shtëpive janë bërë problem i madh i shumë spanjollëve, sidomos në qytetet kryesore të vendit./VoA

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika