Specialja liron Fahri Fazliun, i konfiskon telefonin

Fahri Fazliu është liruar pas arrestimit që iu bë sot nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale

Fahri Fazliu është liruar pas arrestimit që iu bë sot nga Gjykata Speciale.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar familjari i Fahriut, Fadil Fazliu, i cili tha se të njëjtit i është konfiskuar telefoni.

“Po, është liruar Fahriu. Tash fola me të, telefoni iu ka konfisku dhe më tha se është intervistuar diçka, por nuk më tregoi detaje”, tha Fazliu.

“Gjykata Speciale nuk ka koment”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Gjykata Speciale e ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar anëtari i familjes së Fazliut, Fadil Fazliu, i cili tha se i njëjti është arrestuar nga policia e EULEX-it.

“Është arrestuar. E ka dërgu djalin në çerdhe dhe më lajmëruan se e ka arrestuar EULEX-i”.

“Ende nuk po dihet se pse është arrestuar, kam tentuar të flas me avokatin, por ishte e pamundur”, është shprehur ai.

Ndrryshe, me 12 shtator 2023 është bastisur banesa e familjarëve Bahri e Fahri Fazliu nga EULEX-I, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Nipi i familjes, Fahri Fazliu, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk janë njoftuar nga Prokuroria Speciale për bastisjen.

“Sot rreth orës 7 të mengjesit më ka kontaktuar avokati i familjes tonë Artan Qerkini, kam diskutuar me të dhe e kam pyetur, tha është duke u kryer një bastisje nga Prokuroria Speciale dhe EULEX-i, dhe kaq nuk më dha asnjë informacion tjetër”, ka thënë Fazliu.

Fazliu ka thënë se nuk ka asnjë dyshim që rëndon mbi ta, duke shtuar se Prokuroria Speciale dhe EULEX-i nuk kanë bërë të ditur se kanë ndonjë dyshim, por vetëm se po kryejnë një bastisje.

“E kanë konfiskuar telefonin e babait Fadilit, telefonin e vëllaut Gzimit dhe e kanë konfiskuar një llaptop të punës të babait”, ka shtuar Fazliu.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika