EKSKLUZIVE / Spiunët e arrestuar dhe BIA serbe patën bisedime një ditë pas sulmit në Banjskë

Në një operacion të Policisë së Kosovës, këtë javë u arrestuan dy persona të dyshuar për spiunazh në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Bisedat mes spiunëve dhe BIA-s serbe ka ndodhur vetëm një ditë pas sulmit në Banjskë, sipas burimeve brenda organeve të sigurisë ekskluzive nga Dukagjini.

Por, sa i përket rastit të arrestimit të dy të dyshuarve për spinuazh, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi, specialistët e AKI-së iu ka ra në gjurmë kohë më parë.

AKI i ka përcjellë dy të dyshuarit, të cilët kanë vepruar ndaras, por që të dy kanë pasur një shef të përbashkët.

Dukagjini merr vesh se Agjencia e Inteligjencës pasi u ka rënë në gjurmë të dyshuarve, i ka përcjellë dhe vëzhguar në vazhdimësi.

Për kohë të gjatë, përcjellja e tyre dhe vëzhgimi është kryer në hapësira të ndryshme brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.

Sipas informacioneve, takimet janë zhvilluar kryesisht në Serbi.

Agjencia e Inteligjencës ka arritur të bëjë edhe përgjime ambientale të komunikimit të të dyshuarve me shefin e tyre e ku edhe dëgjohen duke folur.

Në këto komunikime që ka siguruar Agjencia e Inteligjencës, Bedri Shabani, është dëgjuar duke folur për rastin e Banjskës, e ku i “akuzon” palën serbe për organizim amator të rastit, duke thënë se “pse nuk na keni përfshi ne, e din çka bëjmë ne”.

Më pas, nga këtu kanë nisur diskutimet për shkaktimin e një incidenti ndëretnik në pjesë të tjera të Kosovës.

Qëllimi i tyre primarë ka qenë ndërrimi i narracionit për UÇK-në. Qëllim kanë pasur edhe devijimin e të vërtetës për Masakrën e Reçakut, por jo vetëm këta dy persona, besohet se ka edhe të tjerë.

Bedri Shabani ka qenë zyrtarë doganorë deri në vitin 2004, ndërkohë Muharrem Qerimi ka qenë zyrtar policor deri në vitin 2008.

Të dyshuarit pritet të qëndrojnë në paraburgim për një muaj.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika