Stano: Me çfarëdo përbërje presim nga qeveria e re serbe që t’i përmbushë objektivat strategjike drejt BE-së

"Mund të ju rikujtoj se anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike, dhe ne presim që qeveria e Serbisë, me çfarëdo përbërje, të demonstrojë zotimin për rrugën drejt BE-së për përfitime të shtetasve të saj dhe kredibilitetin e tyre", ka deklaruar Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, pret që Serbia me çfarëdo përbërje të qeverisë, duhet ta demonstrojë zotimin për rrugën drejt BE-së.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi u pyet nga gazetarët në një konferencë për media në lidhje me me propozimet që Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq, që janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jenë në Qeverinë e re të Serbisë.

Stano ka theksuar se pret nga Serbia që me qeverinë e re të punojë ngushtë me BE-në në përpjekjet e saj për t’i përmbushur objektivat strategjike të saj, një ndër to edhe anëtarësimi në BE.

“Presim që të punojmë ngusht me qeverinë e re serbe në përpjekjet e saj për t’i përmbushur objektivat strategjike të saj, që është anëtarësimi në BE, dhe po, Serbia i di  mirë pritjet e Bashkimit Evropian si shtet kandidat, që duhet të bëjë gjithçka që t’i plotësojë kriteret e nevojshme, dhe kur bëhet fjalë për politikë të jashtme, të rreshtohet me vendimet dhe pozicionimin e BE-së”, ka thënë Stano.

Sipas tij, veprimet e Vulinit në të kaluarën kanë qenë në kundërshtim me objektivat strategjike të Serbisë për anëtarësim në BE.

“..Për shembull veprimet e z.Vulin në të kaluarën kanë qenë në kundërshtim me këto objektiva të Serbisë kur bëhet fjalë për zotimet që lidheshin me anëtarësim dhe të mos zhvillojë lidhje kundërproduktive me regjimin rus. Mund t’ju rikujtoj se anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike dhe ne presim që Qeveria e Serbisë, me çfarëdo përbërje, të demonstrojë zotimin për rrugën drejt BE-së për përfitime të shtetasve të saj dhe kredibilitetin e tyre, pasi zgjedhja që anëtarësimin në BE ta bëjnë objektiv strategjik, ishte vendosur nga autoritetet serbe dhe presim që nga ta që të veprojnë në atë drejtim dhe që secili anëtarë i qeverisë të punojë sa të mundet”, ka vijuar ai.

Më 1 maj është caktuar të mbahet seanca e Kuvendit të Serbisë, ku do të diskutohet për zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë.

Ministër pa portofol është propozuar Nenad Popoviq, ndërsa për zëvendëskryeministër kandidat është Aleksandar Vulin.

Ndërsa, seanca është duke vazhduar ende.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika