Statovci: Koalicioni është stabil

Jeta Statovci, Deputetja e Vetëvendosjes nga Lista Guxo ka thënë se koalicioni qeverisës mes “Guxo” dhe “Vetëvendosjes” është stabil

Jeta Statovci, deputete e Vetëvendosjes nga Lista Guxo

Jeta Statovci, Deputetja e Vetëvendosjes nga Lista Guxo ka thënë se koalicioni qeverisës mes “Guxo” dhe “Vetëvendosjes” është stabil.

Jeta Statovci ka thënë se ka mendime të ndryshme pas qëndrimit kundër deputetit Fatmir Humolli, për mospërfshirjen e veteranëve të luftës në projektligjin për Pagën Minimale.

“Për deputetin është çështje sensitive, por dje e patëm prezent. Secili nga ne kemi mendime por gjejmë konsensus dhe e tejkalojmë vetveten… Si grup parlamentar jemi divers. Koalicioni është stabil. Është koalicion i madh dhe stabil”, ka thënë Statovci.

“Kemi kryer disa punë që janë sensitive e të cilat nuk janë trajtuar për vite me radhë. Ato tani po jetësohen”, ka shtuar Statovci.

 

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika