Rreth 200 milionë amerikanë po ndjejnë kontrollin e akullt të një stuhie masive dimërore, e cila ka shënuar afro 12 vdekje përpara fundjavës së festave.
Më shumë se 1.5 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, kurse mijëra fluturime u anuluan të premten, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Stuhia e madhe shtrihet më shumë se 3,200 km nga Teksasi në Quebec.
Një ciklon bombë, kur presioni atmosferik bie, ka sjellë kushte stuhie në Liqenet e Mëdha në kufirin SHBA-Kanada.
Në Kanada, Ontario dhe Quebec po përballonin pjesën më të madhe të shpërthimit të Arktikut, me ndërprerjen e energjisë elektrike në qindra mijëra.
Pjesa më e madhe e vendit, nga Kolumbia Britanike në Newfoundland, ishte nën paralajmërimet për të ftohtin ekstrem dhe stuhi dimërore.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA (NWS) tha se harta e tij e së premtes “përshkruan një nga shkallët më të mëdha të paralajmërimeve dhe këshillave të motit dimëror ndonjëherë”.
Temperaturat në Elk Park, Montana, ranë në -45C, ndërsa qyteti i Hell, Michigan, ka ngrirë.
Ishte 1F (-17C) në komunitetin e mbuluar me borë të premten mbrëma. Emily, një banakiere në Smitty’s Hell Saloon, i tha BBC-së “Është shumë ftohtë këtu, por ne po kalojmë një kohë të dreq.”
Reshje të dendura bore parashikohen në zonat e Pensilvanisë dhe Miçiganit. Buffalo, Nju Jork, priste të paktën 89 cm. Më shumë se tetë milionë njerëz mbetën nën paralajmërimet për stuhi, tha NWS .
Përmbytje bregdetare janë parë në Nju Angli, Nju Jork dhe Nju Xhersi.