Sulmi fizik ndaj ekipit të “Nacionales”, spitali del me reagim: Incident i provokuar nga gazetarët, sigurimi po e kryente detyrën e vet

"Me dt. 19.07.2023 rreth orës 12.30 ka ndodhur nje incident në mes Punëtorit të Sigurimit të Spitalit të Gjakovës dhe gazetarëve të TV Nacionales, incident ky i provokuar nga gazetarët në fjalë, duke u nisur nga fakti që punëtori i Sigurimit ka qenë duke kryer detyrën e tij, që asnjë TV nuk lejohet të incizojë pa lejen paraprake nga Drejtori Ekzekutiv"

Sulmi fizik ndaj ekipit te “Nacionales”, spitali del me reagim: Incident i provokuar nga gazetarët, sigurimi po e kryente detyrën e tij

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka reaguar ndaj incident që ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë(dje) në mes të gazetarëve të gazetës “Nacionale” dhe sigurimit të këtij spitali.

Sipas tyre, incidenti ka qenë i provokuar nga gazetarët, duke theksuar se sigurimi ka qenë duke e kryer detyrën e tij.

“Me dt. 19.07.2023 rreth orës 12.30 ka ndodhur nje incident në mes Punëtorit të Sigurimit të Spitalit të Gjakovës dhe gazetarëve të TV Nacionales, incident ky i provokuar nga gazetarët në fjalë, duke u nisur nga fakti që punëtori i Sigurimit ka qenë duke kryer detyrën e tij, që asnjë TV nuk lejohet të incizojë pa lejen paraprake nga Drejtori Ekzekutiv. Shprehim keqardhje për incidentin e ndodhur dhe ju bëjmë apel të gjitha mediave për respektimin e rregullave të Institucionit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, për sulmin ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehet tejet i shqetësuar me sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë ta trajtojnë me prioritet rastin”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika