Sulmohet nga qentë endacakë një grua në rrugën “C”/ Zogaj thotë se ky është një problem kompleks

Ilustrim

Qentë endacakë tash e sa kohë janë një shqetësim i madh për qytetarët e Prishtinës, dhe jo vetëm. Por prania e madhe e qenve endacakë në kryeqytet, po rrezikon vazhdimisht jetën e qytetarëve, ndërsa Komuna thotë se ky është një problem kompleks.

Pre e një sulmi nga tre qenë ka qenë sot një grua në rrugën “C” në Prishtinë. Kjo është bërë e ditur nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku shihet gruaja duke vrapuar që të mos e sulmojnë dhe, nga sulmi i pa ndalur i tre qenve ajo bie në tokë.

Nuk dihet nëse gruaja në fjalë ka pësuar lëndime.

RTV Dukagjini ka kontaktuar Nënkryetarin e Prishtinës Alban Zogaj, se çfarë masa do të ndërmarrin si komunë në lidhje me sulmin e qenve endacak, ndaj qytetares në fjalë.

Alban Zogaj, Nënkryetari i Komunës së Prishtinës

Ai ka deklaruar se janë të vetëdijshëm për problemin dhe se janë duke ndërmarrë trajtimin e qenve endacak përmes procesit KSVL dhe kanë filluar procedurat për ndërtimin e strehimores për qentë endacak.

“Me shqetesim kemi pare sot pamjet, ku nje qytetare e Prishtines sulmohet nga qenet endacak! Ne jemi te vetedijshem per problemin shume kompleks qe kemi para vetes, dhe ne kete drejtim kemi ndermarre disa hapa, si trajtimi i qeneve endacak permes procesit së kapjes, sterilizimit, vaksinimit dhe lëshimit (KSVL), dhe hapjes se nje numri te madh te pikave ushqyese per qenet endacak”.

“Gjithashtu, po punojme dhe kemi filluar procedurat per ndertimin e strehimores per qentë endacak”, ka thënë nënkryetari Zogaj për RTV Dukagjini.

Ndryshe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në fillim të këtij muaji ka njoftuar se janë hapur 18 pika të reja ushqyese për qentë endacakë në kryeqytet dhe totali i tyre ka shkuar në 23.

Rama ka thënë se vendimi për të hapur pika ushqyese në zona të ndryshme të Prishtinës është marrë në bazë të studimeve, që, sipas tij, kanë treguar se i ndalin sulmet ndaj njerëzve.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika