Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur, njofton Dukagjini.
I njëjti me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Më 07.04.2026 viktima femër kosovare (e mitur) ka njoftuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.