Sulmon punëtoren, grabiti 61 euro dhe arrestohet nga Policia

Një grabitje ka ndodhur një ditë më herët në qendër të Prizrenit. Përveç vjedhjes së një shume parash në lokalin e Valës, grabitësi i arrestuar lëndoi edhe një grua. Gjendja e saj sipas mjekëve është më mirë

Në pikë të ditës gjatë të dielës një person rreth të 40 ia mësyri, lokalit te operatorit Vala, për ta grabitur.

I pajisur me një thikë, ai morri një shumë parash, e po ashtu e lëndoi edhe një puntore këtu.

E njëjta morri trajtim në emergjencë të Prizrenit, derisa sipas drejtorit tashmë gjendja e saj është e mire.

Drejtori i Emergjencës, Hekuran Veçgishti ka thënë se: “Dje rreth orës 14:30 është sjellë një person, paciente femër, si pasojë e lëndimeve të marra nga sulmi fizik, është trajtuar nga mjekët kujdestar që kanë qenë dje, ka pasur disa lëndime në fytyrë dhe në qafë.”

Derisa lëndimet nuk kanë qenë serioze, nga Telekomi I Kosovë në një përgjigje për Dukagjinit, kanë thënë se grabitësi ka marr 61 euro dhe se i njëjti fillimisht kishte hyrë aty, kinse për të kredituar mbushje telefoni.

Zëdhënës i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja ka thënë se “Ngjarja ka ndodhur në pikën e shitjes në Shadërvan, Prizren. Një person i panjohur ka hyrë në pikën e shitjes kinse për të kredituar mbushje. Në momentin kur ka filluar të pyes për oferta, ai është futur me dhunë në pjesën e brendshme të sportelit, duke i shkaktuar lëndime në fyt zyrtares/sportelistes (gërvishje të mëdha). Nga lëndimet e marra, zyrtarja/sportelistja ka kërkuar dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në emergjencën e qytetit. I dyshuari/sulmuesi e kishte lënë telefonin mobil dhe biçikletën në vendngjarje. Policia e ka identifikur sulmuesin (dyshohet të jetë një i droguar).”

Nga policia në këtë rajon tregojnë se si ndodhi ngjarja, në qendër të Prizrenit

Zëdhënës i Policisë, në Prizren, Vesel Gashi ka thënë se “Pas një pune intesive, operative hetuesit rajonal dhe në bashkëpunim me qytetarët, që ne gjithnjë i falenderojmë shumë, është arritur që i dyshuari të arrestohet, të shoqërohet edhe në prani të avokatit i njëjti është intervistuar dhe e ka pranuar veprën në tërësi, vlen të theksohet se i njëjti është recedivist, për vepra të ndryshme penale, si vjedhje e kështu me radhë.”

E për të arrestuarin i cili gjendet në ndalim per 48 orë, nga Prokuroria kanë thënë se do të kërkojnë caktimin e masës së paraburgimit.

Grafikë, nga Prokuroria Themelore në Prizren,“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me rastin ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, brenda afatit ligjor, do të parashtroj kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Grabitja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Rasti është duke u trajtuar nga prokuroria, andaj për detaje tjera, do të njoftoheni me kohë!”

Në 9 mujorin e fundit sipas Policisë, në rajonin e Prizrenit kanë ndodhur vetëm 2 grabitje, krahasuar me vitin e kaluar qe ishin 7 te tilla.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika