Suspendohet kryesindikalisti i Policisë, dyshohet për fotografi e incizime të paautorizuara

"Këshilli Drejtues i Sindikatës se Policisë se Kosovës me shqetësim ka ndjekur zhvillimet rreth përfshirjes se njërit nga anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të SPK-së respektivisht Kryetarit te SPK-se ne veprime te kundërligjshme, ku me rekomandim te IPK-së edhe është suspenduar Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës zt. Imer Zeqiri"

Imer Zeqiri - kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës i ftuar në emisionin FIVE

Me rekomandimin e Inspektoriatit Policor të Kosovës është suspenduar kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK), Imer Zeqiri, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “fotografim dhe incizime të tjera të paautorizuara”.

Kjo u bërë e ditur nga vetë sindikata, ku në njoftim thuhet se Këshilli Drejtues i SPK-së kanë bërë të ditur se distancohen nga çdo veprim kundërligjor, të kujtdo qofshin.

“Sot me datë 10.05.2024, Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë se Kosovës me shqetësim ka ndjekur zhvillimet rreth përfshirjes se njërit nga anëtarët e Kryesisë Ekzekutive të SPK-së, respektivisht kryetarit te SPK-së në veprime të kundërligjshme, ku me rekomandim të IPK-së edhe është suspenduar kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës zt. Imer Zeqiri, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale Fotografim dhe incizime tjerat te paautorizuara nga neni 202 i KPRK-së.

Këshilli Drejtues i SPK-së distancohet nga veprimet kundërligjore të kujtdo qofshin ato, duke premtuar angazhim të plotë dhe të vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve te punës dhe ngritjen e mirëqenies se punonjësve të PK-së. Ditëve në vijim KD i SPK – së do të dalë me njoftim shtesë rreth zhvillimeve të fundit ne SPK”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika