Sveçla i kundërpërgjigjet Qalajt: Është detyrë e imja të kërkoj raport mbi të gjitha angazhimet e Policisë

Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i është kundërpërgjigjur pretendimeve të deputetit të PDK-së, Rashit Qalaj, se ka marrë në pyetje shefat e hetuesisë dhe u ka kërkuar llogari prej tyre.

Sveçla ka thënë se deklarimet e ish-drejtorit të Policisë së Kosovës nuk janë qëllimmira, derisa ka shtuar se ai ende mendon se Departamenti i Hetimeve duhet t’i raportojë atij.

Ai ka deklaruar se është detyrë e tij që të kërkojë prezantim apo raport për të gjitha angazhimet që Policia e Kosovës ka në mandatin e saj dhe ligjërisht janë të obliguara t’i zbatojnë.

“Kjo vlen për të gjitha agjencitë që mbulon Ministria e Punëve të Brendshme”, ka thënë tutje ai.

Ai në një postim në rrjetin social, Facebook, ka shtuar se rruga e vetme e MPB-së është luftimi i krimit.

“Takimi i përmendur sot ka qenë prezantim i të arriturave të Policisë në fushën e luftimit të krimit, në formatin e punëtorisë (për ironi të fatit, në objektin që është pronë e MPB-së). Pjesëmarrësit e atij takimi kanë qenë me autorizimin e eprorit të Policisë dhe kabineti im. Policia e Kosovës është Agjenci Ekzekutive nën ombrellën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ne nuk kemi rrugë tjetër përveç asaj të luftimit të krimit. Dhe ne do ta ndjekim atë rrugë pashmangshëm. Lufta jonë ndaj krimit do të vazhdojë, përkundër sulmeve e përpjekjeve për të minuar këtë proces”, ka deklaruar Sveçla.

Ndërkaq, deputeti i partisë opozitare Qelaj ka thënë të enjten para deputetëve se takimi i Sveçlës me krerët e hetuesisë është i paligjshëm, i tmerrshëm dhe frikësues.

Sveçla ka shtuar se në asnjë rrethanë nuk kanë pranuar të shantazhohen dhe siç ka thënë ai, asnjëherë nuk do të shantazhohen e as nuk do të tërhiqen.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika