Sveçla inspekton vendin ku u kidnapua Vukashinoviqi: U rrëmbye nga strukturat e Serbisë si kundërshtar i Listës Serbe

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se të premten ka inspektuar nga afër pjesën e kufirit shtetëror ku dyshohet se u kidnapua, Milan Vukashinoviqi.

Sveçla thotë se në bazë të dëshmive shtetërore bëhet e ditur se duke u shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, Vukashnoviqi është rrëmbyer nga strukturat e Serbisë pasi ai ishte kundërshtar i Listës Serbe, njofton Dukagjini.

“Në bazë të informatave dhe dëshmive të siguruara nga autoritetet tona, tashmë është e ditur se duke u shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës z. Vukashinoviq është rrëmbyer nga strukturat e Serbisë si kundërshtar i Listës Serbe. I njejti pas plagëve të marra po trajtohet në spitalin e Nishit në Serbi. Serbia po dëshmohet çdo ditë e më shumë jo vetëm si shtet agresor ndaj fqinjëve të saj, por edhe në thelb si shtet antidemokratik, pasi që z. Vukashinoviq ende po i mohohet mbrojtja ligjore e cila edhe në vendet më diktatoriale garantohet me ligj”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, Sveçla bën të ditur se institucionet janë duke vazhduar hetimet intensive në zbulimin e të gjithë rastit dhe akterëve të përfshirë në të teksa ka apeluar tek ndërkombëtarët që të shtojnë presion mbi Serbinë dhe të ndërmarrin masa.

“Institucionet tona po vazhdojnë me hetime intenzive në zbulimin e të gjithë rastit dhe akterëve të përfshirë në të dhe në momentin e parë do të sillen para përgjegjësisë, si dhe do të merren masa për të i’u kundërvënë sjelljeve kriminale e destruktive të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës. Apeloj tek bashkësia ndërkombëtare që të shtoj presionin dhe ndërmarrë masa ndaj shtetit serb, në mënyrë që që ndëshkojë këtë sjellje destabilizuese por edhe të parandalojë situata të tjera të cilat do të ngrisnin tensione në rajon”, ka shkruar Sveçla.

Si dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye Milan Vukashinoviq nga xhandarmëria serbe?

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika