Sveçla përplaset me deputetin e listës serbe, Simiq

Xhelal Sveçla në debat me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq në Komisionin për Siguri, i ka kërkuar atij që t’i bëjë presion Radojçiqit që t’i dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Komisionin parlamentar për Siguri, ka kërkuar ardhjen në Kosovë të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, i cili kërkohet për lidhje për rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, për t’u përballur me akuzat nga institucionet e drejtësisë.

Në debat me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq në Komisionin për Siguri, Sveçla i ka kërkuar atij që t’i bëjë presion Radojçiqit që t’i dorëzohet organeve të Policisë në Kosovë dhe jo të kërkojë hapësirë në Serbi.

Por deputeti, Simiq tha se Radonjiq nuk do t’i dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë pasi, siç tha ai, është një proces i montuar.

Ndryshe, në këtë komision ai ka debatuar edhe me deputetë të opozitës.

Sveçla pas kritikave nga Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Bekë Berisha, për arrestimet “spektakolare” të zyrtarëve policorë, ka thënë se nuk merret me emra, por me procese.

Ai për arrestimet e policëve dhe mundësitë e shkarkimit të drejtorit të Policisë, ka theksuar se “Nuk merrem me emra, por me procese. Ish-drejtorin, i cili tashmë është deputet e kam gjetur, se kam ndërruar, edhe drejtorin aktual e kam gjetur aty”.

Ai ndër të tjera ka shtuar, se ata që i ka gjetur aty, do të qëndrojnë apo ndërrohen varësisht prej nevojave të Policisë dhe punës së tyre konkrete.

“Ndryshimet e nevojshme brenda Policisë do të jenë në kuadër të reformave, kritereve dhe rregullave dhe ligjit”, ka shtuar ai.

Sveçla: Sulmet në veri kanë pasur për qëllim destabilizimin e vendit

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika